Champions League

Higuain kërkon mbështetjen e tifozëve për të përmbysur situatën

Pas humbjes ndaj Lazio ditën e diel në ndeshjen e fundit në Serinë A, sulmuesi argjentinas i Juventusit, Gonzali Higuain, është shprehur i zhgënjyer nga rezultati, pasi sipas tij skuadra meritonte më shumë. Sipas tij, skuadra meritonte më shumë, ndaj kërkon që të mërkurën, në Champions League, bardhezinjtë të reagojnë me një fitore ndaj Sporting. “Dua të falënderoj tifozët e Juventusit, që si do të shkojnë gjërat, janë gjithnjë në mbështetje të ekipit, duke treguar dashuri dhe respekt”, u shpreh në faqen e tij zyrtare “Instagram” sulmuesi argjentinas.

Ja deklarata e Dybala pas penalltise se humbur ndaj Lazio

Ndaj, Higuain, kërkon mbështetjen e tyre edhe të mërkurën, në ndeshjen e radhës në Champions League, në mënyrë që bardhezinjtë të rigjejnë rrugën drejt fitores. “Në momentet pozitive është e lehtë të jesh pranë, por ne kemi nevojë për ta edhe në këto momente të vështira”, shprehet “il pipita”, që kërkon të lërë gjurmë në këtë sezon me Juventusin. Në kampionat, bardhezinjtë ndodhen në vendin e tretë, 5 pikë më pak se Napoli kryesues, por një fitore nesër në Champions mund të rikthejë harmoninë te kampionët e Italisë.

Buona sera tutti .Voglio solo ringraziare i tifosi della juventus che tuttavia mostra sempre affetto e amore. Quegli appassionati meritano sempre il rispetto perché ti amano nei momenti buoni, ma ancora di più nei cattivi. Lo dico ancora in tempi buoni siamo tutti.Un grande abbraccio e una buona notte. Per vincere abbiamo bisogno di voi , no lo dimenticare. 👌👌👌💪💪💪 Buenas noches a tod@s. Quiero agradecer a los hinchas de futbol que siempre te demuestran su cariño a pesar de todo . Esos hinchas merecen todo el respeto porque estan en las buenas y en las malas aun mas.Lo vuelvo a decir en las buenas es facil estar. Un fuerte abrazo.👍👍💪💪 #finoallafineforzajuventus #forzajuve #championsleague #storiadiungrandeamore

A post shared by Gonzalo (@ghiguain20_9) on

Më shumë nga Champions League