• Higuain krahason Dybala me Messi dhe “prenoton” Champions-in

    Publikuar: 25 Dec 6:08

    “Dybala ka shumë ngjashmëri me Messi-n”. Këto kanë qenë fjalët e Goznalo Higuain gjatë një interviste të bërë me David Trezeguet për Premium Sport. “Paulo ka të gjitha karakteristikat për t’u bërë një lojtar i madh, por varet vetëm nga ai. Do të duhet të ketë një forcë të madhe në aspektin psikologjik. Kur arrin kaq shpejt në nivele të larta nuk është e lehtë të qëndrosh aty për shumë vite. Do të ketë shumë ulje dhe ngritje, për këtë arsye do të duhet të ruajë një ekuilibër dhe të mos i dëgjojë kritikat dhe elozhet”. Më pas numri nëntë i bardhezinjve ka karikuar ambientin bardhezi: “Champions League? Kemi besimin se mund t’ia dalim”.

    Argjentinasi ka folur edhe për eksperiencën e tij te Real Madrid: “Kam shkuar atje kur isha 18 vjeç dhe jam rritur shumë. Kam pasur shokë skuadre si Raul, Van Nistelrooy dhe Roberto Carlos, që më kanë ndihmuar të integrohem. Rul ishte një legjendë dhe më ka befasuar shumë sepse më ka ndihmuar dhe më ka dhënë mundësinë të bëhesha pasardhësi i tij”. Në lidhje me portierin më të fortë me të cilin është përballur: “Kam pasur fatin të luaj me tre portierë të mëdhenj: Caillas, Reina dhe Buffon. Kur luaja kundër Buffon ishte një sfidë e dyfishtë sepse të realizoje gol kundër tij ishte diçka e jashtëzakonshme. E adhuroj shumë Gigin sepse ka të njëjtën uri për fitore si në fillimet e karrierës së tij”, ka thënë Higuain.

     


    Lexo postimet e tjera