Kampionatet në Europë

Higuain: Messi, më i miri në historinë e futbollit!

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, u intervistua nga braziliani Leonardo Nascimento, ish-drejtori sportiv i PSG-së dhe tani komentator në “Sky Sport”, të dielën.

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, u intervistua nga braziliani Leonardo Nascimento, ish-drejtori sportiv i PSG-së dhe tani komentator në “Sky Sport”, të dielën. Lojtari ka pranuar se ka pasur kontakte me PSG-në gjatë kohës, kur ende mbante veshur fanellën e Real Madridit. Higuain theksoi se në fund vendosi që ta refuzojë propozimin e klubit francez, ndërsa vlerësoi patriotin e tij te Barcelona, Leo Messin, si më të mirin në historinë e futbollit botëror.

“Në atë kohë kam qenë në një situatë të veçantë, por është e vërtetë, vëllai im më tha se nuk do ta pranonim propozimin nga PSG-ja,” – tha argjentinasi, kur u pyet nëse kishte qenë i kontaktuar nga PSG-ja sa ishte duke luajtur me Merengues. Gjatë intervistës, Higuain ka treguar vlerësimin maksimal për një goleador si Luis Suarez, por ka theksuar se, sipas mendimit të tij, argjentinas Lionel Messi është më i miri futbollist, që ka ekzistuar ndonjëherë: “Sinqerisht, Suarez duket një sulmues shumë i forte. Edhe Lewandowski është duke e bërë shumë mirë punën e vet. Ka shumë sulmues, që janë të mirë, por më i miri ndonjëherë është Messi, miku im.”

 

Më shumë nga Kampionatet në Europë