Europa League

Higuain nderon Milan, Arsenal feston me “poker”

AC Milan e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Europa League teksa ka mposhtur modestët e Dudelange nga Luksemburgu. Pas një pjese të parë të vakët dhe pa shumë histori, ishte Gonzalo Higuain ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 59’.

Gattuso i dha një mundësi disa rezervave si Bakayoko apo Laxalt dhe ata u përgjigjën mirë në fushë. Por kuqezinjtë nuk arritën të suguronin para kohe fitoren dhe duhet të luanin të kujdesshëm deri në fërshëllimën e fundit.

Arsenal ka mposhtur pa probleme ukrainasit Vorskla Poltava me rezultatin e pastër 4-2. Ishte parashikuar të ishte një ndeshje e lehtë për Topçinjtë dhe ashtu doli. Emery tregoi se e kishte marrë seriozisht kundërshtarin duke futur në fushë një skuadër tepër kompetitive me emra si Mkhitaryan apo Aubameyang. Dhe ishte pikërisht sulmuesi nga Gaboni që zhbllokoi rezultatin në minutën e 32’.

Pas pushimit ishte Danny Welbeck ai që dyfishoi rezultatin përpara se Aubameyang të shënonte golin e tretë dhe të dytin personal. Ozil shënoi golin e katërt të Arsenal përpara se Vorskla të shënonte golin e nderit me anë të Chesnakov. Një fitore e bukur e londinezëve që kanë marrë kryesimin e grupit E.

Më shumë nga Europa League