Futboll

Hileja që i bëri Ronaldinho Kleberson-it për t’iu bashkuar Man United

Ish-mesfushori i Manchester United Kleberson ka zbuluar se si ia punoi Ronaldinho për t’iu bashkuar Manchester United, duke pretenduar se edhe ai do t’i bashkohej.

Në vitin 2003, ai bëri transferimin nga Atletico paranaense në Old Trafford përpara se të largohej dy vite më pas.

Gjatë një interviste me ESPN, ai ka zbuluar se ka vendosur të shkojë te Djajtë e Kuq pasi shoku i tij te Brazili i kishte rrëfyer se edhe ai do t’i bashkohej, por lëvizja nuk u materializua asnjëherë.

“Ronaldinho më tha se do të shkonte tek United dhe më thoshte shpesh ‘eja te Manchester’,” shprehet Kleberson.

“Unë e kisha me dy mendje pasi nuk flisja anglisht dhe askush tek United nuk fliste portugalisht.

“Ai më bindi mua të shkoja aty…dhe për vete nuk erdhi.”

As lojtari dhe as familja e tij nuk u përshtat në Angli teksa ai luajti vetëm dy 20 ndeshje në dy sezone përpara se të largohej.

Më shumë nga Futboll