Bundesliga

Hipoteza, Serie A kopjon nga Bundesliga dhe NBA…

Hipoteza, Serie A kopjon nga Bundesliga dhe NBA…

Vazhdojnë studimet për të revolucionuar përdorimin e VAR, moviola në fushë. Për momentin është vetëm një hipotezë, por duke nisur nga sezoni i ardhshëm mund të përfshihet një central videosh unik nga ku do të merren vendimet. Nuk do të ketë më monitore në çdo stadium të Italisë, por do të ketë një qendër që do të këshillojë gjyqtarët, si ndodh në kampionatin gjerman të futbollit dhe në kampionatin amerikan të basketbollit, ku të gjitha ndeshjet monitorohen nga një grup përgjegjës. Kjo pritet të ndodhë edhe në kampionatin e ardhshëm botëror që do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi, ku parashikohet që qendra e VAR të jetë në Moskë.

Image result for var

Ka ndodhur gjatë këtij kampionati në Bundesligë, por praktikisht është kopjuar NBA, ku ndihmësit në video të gjyqtarëve nuk janë në impiantin ku po zhvillohet ndeshja, por në një qendër të përbashkët. Kjo do të ulte edhe koston, sepse nuk do të kishte më nevojë për impiantet e VAR në çdo stadium, por vetëm për një grup specialistësh për të cilët flitet se do ta kenë selinë në Milano, atje ku është godina e Ligës Italiane të Futbollit. Italianët janë ende duke e studiuar këtë mundësi, e cila mund të praktikohet duke nisur nga sezoni i ardhshëm i Serie A.

Më shumë nga Bundesliga