Sporte Mix

Hirscher bën ligjin në Kupën e Botës, triumfon edhe në sllallom

Marcel Hirscher hedh një tjetër hap drejt titullit të 7-të kampion bote në Kupën e Botës për meshkuj në ski pas triumfit në garën e sllallomit të zhvilluar në pistën e Adelboden, në Zvicër. Ky është suksesi i tretë radhazi për skiatorin austriak, që po tregon një formë të mirë dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes.

Pas dy zbritjesh, Hirscher dha kohën e përgjithshme 1’50”94, duke qenë më i shpejti në pistë. Pas tij u renditën Michael Matt i Austrisë dhe Henrik Krostoffersen i Norvegjisë. Për Hirscher ky është suksesi i 52-të në karrierë, duke u ngjitur në kuotën e 874 pikëve në renditjen e përgjithshme, ndërsa Kristoffersen është i dyti me 720 pikë.

Më shumë nga Sporte Mix