Sporte Mix

Hirscher drejt titullit të 7-të, triumfon edhe në pistën e Adelboden

Skiatori austriak Marcel Hirscher nuk ndalet dhe sot ka korrur suksesin e 51-të në karrierë, duke triumfuar në garën e sllallomit gjigand, të zhvilluar në pistën zviceriane të Adelboden. 6 herë fituesi i Kupës së Botës hedh sot një tjetër hap drejt titullit të 7-të, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer në pistë, Pas dy zbritjeve, ai dha kohën e përgjithshme 2’28”63, duke qenë më i shpejti dhe e meritoi fitoren.

Në vendin e dytë u klasifikua skiatori norvegjez Henrik Kristoffersen, ndërsa në të tretin francezi Alexis Pinturault, një garë që u zhvillua në një pistë jo në kushte optimale, pas shirave të ditëve të fundit. Ky është suskesi i 51-të në garat e Kupës së Botës për Hirscher, që kalon një legjendë të këtij sporti si Alberto Tomba (50 fitore). Jo vetëm kaq, por austriaku konsolidon pozitat në krye të renditjes së Kupës së Botës.

Më shumë nga Sporte Mix