Connect with us

Miks Bota

Hirscher kampion edhe në gjigand e mbyll sezonin me fitore

Pak ditë pasi fitoi për të gjashtën herë titullin kampion bote për meshkuj në ski, austriaku Marcel Hirscher ka triumfuar sot në garën e gjigandit, të zhvilluar në pistën amerikane të Aspen. Me titullin kampion në “xhep”, Hirscher ka vijuar mormalisht garat, duke fituar edhe kupën e kësaj kategorie.

Pas dy zbritjesh, ai dha kohën e përgjithshme 1’49”79, duke lënë pas gjermanin Felix Naureuther, i dyti. Ndërsa në vendin e tretë u rendit skiatori francez Mathieu Faivre. Për skiatorin austriak Marcel Hirscher, për suksesi i katërt sezonal në gjigand, ky është triumfi i 45-të në garat e Kupës së Botës, ku është kthyer në një legjendë.

Skiatori austriak Marcel Hirscher

Më shumë nga Miks Bota