Sporte Mix

Hirscher shkruan historinë, fiton titullin e shtatë radhazi në Kupën e Botës

Skiatori austriak Marcel Hirscher ka triumfuar sot në garën e sllallomit gjigant të zhvilluar në pistën e Are, në Suedi, duke fituar si trofeun e kësaj disipline ashtu dhe atë të Kupës së Botës, për të 7-in vit me radhë, askush si ai. Austriaku bëri një paraqitje të shkëlqyer në pistë, duke qenë më i shpejti në të dyja zbritjet, ku dha kohën e përgjithshme 2’13”63. Në vendin e dytë u rendit rivali i tij kryesor për titull, norvegjezi Henrik Kristoffersen, ndërsa në të tretin francezi Victor Muffat.

Për Hirscher ky është suksesi i 58-të në garat e Kupës së Botës për meshkuj në ski, një garë ku ai thuajse garoi me veten. Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, llogaritë tashmë janë mbyllur, pas Hirscher ka siguruar matematikisht titullin me 1,620 pikë, ndërsa Kristoffresen qëndron i dyti më 1,295 pikë, ndërkohë që kanë mbetur edhe 3 gara nga fundi i sezonit 2017-2018 në ski.

Skiatori austriak Marcel Hirscher gjate gares se sotme

Më shumë nga Sporte Mix