Gossip

Del Piero, vjen lajmi që do të thyejë zemrat e tifozëve

E zbulon “Chi” lajmin, që do të thyejë zemrat e tifozëve juventinë, para së gjithash: “Pas 19 vitesh dhe tre fëmijëve, duket se çifti po kalon një krizë të thellë, të shkaktuar nga keqkuptime të gjata”.
Në numrin e kësaj reviste të njohur italiane, që del në treg nga e mërkura e 13 qershorit, do të zbulohen detajet e shkuarjes drejt fundit të historisë dashurore mes Alex Del Piero dhe gruas së tij, Sonia.

Pas lamtumirës ndaj futbollit dhe kampionateve në Australi dhe Indi, ylli i mëparshëm i Juventusit është zhvendosur në Los Anxhelos me të gjithë familjen, por duket se edhe jeta e re nuk ka shërbyer për të zbutur dallimet. Për të konfirmuar tezën shërben edhe zhdukja prej dy vitesh e fotove të çiftit në rrjetet sociale, apo mungesa e tyre së bashku në Milano dhe në Torino, kur vijnë në Itali.

Më shumë nga Gossip