Premier League

Historia kur Robbie Keane bëri një ndërhyrje pa top ndaj dy grave në lokal

Duke folur për SFR Sport mbrëmjen e së martës, lojtari i moshave të Francës që aktualisht luan te Bolton Wonderers, Dorian Dervite, ka treguar një histori të ditëve të rinisë kur ishte te Tottenham Hotspur.

29-vjeçari kaloi pesë vite aty, por asnjëherë nuk arriti të debutonte me ekipin e parë të klubit.

Gjatë programit, ai zbuloi një histori fantastike të ish-sulmuesit të Inter Robbie Keane që ka ndodhur në një lokal nate të Londrës, me Keane që po mundohej t’i tregonte lojën angleze djaloshit.

“Pas dy apo tre gotave, ai mu afrua dhe më tha ‘Do të tregoj se si bëhen ndërhyrjet e vërteta në Angli’. Unë i mbajta gotën dhe ai u nis me sprint drejt dy grave duke u bërë një ndërhyrje që meritonte karton të kuq.”

Më shumë nga Premier League