UFC

Historia kur Ronda Rousey rrahu me grushte dy djem në kinema

Gjatë një vizite me Jimmy Kimmel, ish-luftëtarja e MMA Ronda Rousey ka zbuluar sesi njëherë është bërë pjesë e një sherri në një kinema pasi kishte parë filmin Juno.

Një vajzë e ulur mbrapa saj në mënyrë të përsëritur e godiste mbrapa koke ish-luftëtaren e MMA, dhe Rousey ia ka kthyer duke e goditur me këpucë dhe duke i thënë të shkojë te mamaja që të edukohet.

I dashuri i vajzës hyri në skenë dhe urdhëroi Rousey të tërhiqte këpucën e saj, por ish-kampionia e botës refuzoi.

Teksa Rousey po largohej, i dashuri i vajzës e ka shtyrë, kështu që ajo e ka kapur nga bluza me njërën dorë duke e goditur me grushtet e dorës tjetër.

Një tjetër shok u shfaq duke e kapur Rousey nga qafa, por ajo e hodhi në tokë edhe atë. Ajo humbi këpucën në këtë incident.

Më shumë nga UFC