TECH

Historia nuk ndryshon, Rusia ka vjedhur informacione nga NSA-ja amerikane

Historia nuk ndryshon, Rusia ka vjedhur informacione nga NSA-ja amerikane

“Lufta” SHBA-Rusi vazhdon në distancë, edhe pse nuk ka shans të përsëriten ngjarjet e së kaluarës. Hakera të mbështetur nga qeveria ruse raportohet se kanë vjedhur sekrete kibernetike nga Agjencia Amerikane e Sigurisë (NSA). Kjo ka ndodhur në vitin 2015.

Siç transmeton “PC World”, vjedhja përmbante informacione për të penetruar rrjetet e huaja kompjuterike si dhe për mbrojtjen nga sulme kibenetike. Punonjësi fajtor kishte ushtruar detyrën e tij në divizionin elitë të hakerave përpara se të pushohej nga puna fiks atë vit.

Një tjetër kontraktor do të dalë përpara gjykatës nën akuzën se ka marrë informacione të klasifikuara të NSA në shtëpinë e tij. Kontraktori i rastit të fundit është zbuluar se kishte të instaluar në kompjuterin e tij softuerin e sigurisë të Kaspersky Lab. Ky i fundit ka mohuar çdo akuzë për bashkëpunim me rusët, por kush e beson? Besohet se zyrtarët e qeverisë ruse kanë përdorur problemet e sigurisë së Kaspersky për të hakuar kompjuterat.

Shohim si do të mbyllet kjo histori.

Më shumë nga TECH