Futboll

HISTORIK / Milan rikthehet në Vjenë, atje ku fitoi dhe humbi Champions League

Duke i hedhur një sy historisë, Milan nuk duhet të qëndrojë shumë i qetë. Momenti nuk është ndër më të mirët, sidomos pas humbjes neto në shtëpinë e Lazio. Në “Ernst Happel Stadion” (ish-“Prater Stadion”), herën e fundit që kanë luajtur, kuqezinjtë panë humbjen në një finale të Champions League. Sfidën kundër Ajax e fituan holandezët, në saj të golit të shënuar nga Kluivert, pesë minuta para fundit.

Image result for kluivert 1995

Sulmuesi u morr nga AC Milan, dy vjet më vonë, por nuk ishte asnjëherë në lartësinë e pritshmërive. 5 vjet më parë, gjithmonë në “Prater”, Milan fitoi Champions League për herë të katërt kundër Benfica, por kujtimi i asaj sfide kundër Ajax, i mbushur me të rinj (Davids e Seedrof mbi të gjithë) ka mbetur e ngulitur në mendjen e kuqezinjve.

Për herë të fundit, Milan ka luajtur në Kupën UEFA, në sezonin 2008-09, e mbyllur në 1/8-t e finaleve ndaj Werder, pas barazimit 1-1 në Gjermani dhe 2-2 në “San Siro”

Austria e Vjenës nuk është me siguri nuk është e krahasueshme me Ajax të 22 viteve më parë (as ky Milan nuk është i krahasueshëm me atë të Capello), por bëhet fjalë për një stadium historikisht të nxehtë ku kuqezinjtë duhet të tregohen të kujdesshëm. Vitin e kaluar, austriakët u renditën në vendin e fundit ku ishte edhe Roma, por arritën të marrin barazimin 3-3 në “Olimpico”, ndërsa në Austri u mbyll 4-2 për verdhekuqtë.

Image result for milan europa league

Fakti më pozitiv përfaqësohet nga rikthimi i AC Milan në një fazë me grupe të Europa League. Eshtë hera e parë që kuqezinjtë marrin pjesë në këtë veprimtari, që kur ka ndryshuar emër dhe format. Për herë të fundit kanë luajtur në Kupën UEFA, në sezonin 2008-09, e mbyllur në 1/8-t e finaleve ndaj Werder, pas barazimit 1-1 në Gjermani dhe 2-2 në “San Siro”.

Maksimumi ku kanë shkuar milanistët ka qenë gjysmëfinalja, ndaj Tottenham në vitin 1972 dhe kundër Dortmund në vitin 2002

Ndryshe nga Champions League, ku Milan ka triumfuar shtatë herë dhe vetëm Real Madrid ka bërë më mirë, kuqezinjtë nuk e kanë fituar asnjëherë këtë trofe. Maksimumi ku kanë shkuar milanistët ka qenë gjysmëfinalja, ndaj Tottenham në vitin 1972 dhe kundër Dortmund në vitin 2002. Ka ardhur momenti të luhet seriozisht…

Më shumë nga Futboll