Sporte dimërore

Historike, 3 italiane në podium në garën e zbritjes së lirë

Ditë historike për sportin italian e veçanërisht atë të skive, pasi tri skiatore “azzurre” janë ngjitur sot në podiumin e garës së zbritjes së lirë, e zhvilluar në pistën austriake të Bad Kleinkirchheim. Fituese e kësaj gare të vlefshme për Kupën e Botës doli Soffia Goggia, që ishte më e shpejta në pistë dhe pas dy zbritjesh dha kohën e përgjithshme 1’04”00.

Në vendin e dytë u rendit Federica Brignone dhe në të tretën Nadia Fanchini, duke kompletuar kështu një podium tërësisht italian, që për herë të parë ndodhte në garën e zbritjes së lirë. Hera e fundit që 3 skiatore italiane ngjiteshin në podium ka ndodhur një vit më parë, por në garën e gjigandit (pista e Aspen).

Skiatorja italiane Soffia Goggia feston pas agres

Në këtë garë mori pjesë edhe Lindsey Vonn (testoi veten para Olimpiadës), që ndonëse ishta favorite u klasifikua në vendin e 27-të. Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës për femra në ski, ajo komandohet nga skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, që qëndron në kuoptën e 1381 pikëve. E dyta ndodhet zvicerania Wendy Holdener (560 pikë) dhe e treta sllovakja Petra Vlhova (554 pikë).


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Sporte dimërore