Connect with us

Miks Bota

Historike, tripletë italiane në garën e sllallomit

Për herë të parë në historinë e skive për femra, tri skiatore italiane renditen në tri vendet e para të një gare të Kupës së Botës. Kjo ndodhi dje, në garën e fundit sezonale të Kupës së Botës, atë të sllallomit gjigand, të zhvilluar në pistën amerikane të Aspen. Kohën më të shpejtë e dha skiatorja Frederica Brignone, që pas dy zbritjesh ndali kronometrin në 1’58”01, duke lënë pas Sofia Goggia (e dyta) dhe Marta Bassino (e treta).

Të trija skiatoret kanë festuar së bashku si pas garës ashtu dhe kur janë ngjitur në podium, një podium historik për Italinë. Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës 2016-2017, titullin kampion e mori skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, që u rendit e gjashta në garën e fundit sezonale.

Skiatoret italiane Frederica Brignone, Sofia Goggia dhe Marta Bassino ne podium

Më shumë nga Miks Bota