Çiklizëm

Historike, Xhiro e Italisë 2018 jashtë Europës, do të nisë nga Jeruzalemi

Organizatorët e Xhiros së Italisë kanë bërë me dije se edicioni i vitit 2018 do të nisë nga Jeruzalemi (Izraeli). Edicioni 2018 do të nisë më 5 maj, me një kronometër skuadrash, që do të zhvillohet në qytetin e Jeruzalemit. Por jo vetëm kaq, pasi në Izrael do të zhvillohen edhe dy etapa të tjera, kryesisht në zonën përreth tel Aviv. Kjo është hera e parë që Xhiro e Italisë, një nga 3 eventet më të mëdha në botë në sportin e biçikletës, do të nisë nga një shtet jo-Europian.

Ky është një moment historik për ne dhe që e presim me shumë entuziazëm. Madje edhe në Izrael është e njëjta gjë, pasi një event kaq i rëndësishëm si Xhiro e Italisë që zhvillohet në këtë shtet është një festë, një event që do të kujtohet gjithnjë”, tha Daniel Denaim, një nga organizatorët e Xhiros së Italisë. Pas tri etapave të para do të ketë një ose dy ditë pushim, në mënyrë që skuadrat të udhëtojnë drejt Italisë, për të vijuar turneun.

Trofeu i Xhiros se Italise

Më shumë nga Çiklizëm