Premier League

Hodgson konfirmon se do të jetë trajneri i ri i Crystal Palace

Roy Hodgson ka konfirmuar se është shumë pranë Palace. Frank de Boer është shkarkuar pas vetëm 77 ndeshjeve teksa vuajti jashtë mase në startin e sezonit. Hodgson është takuar me pronarin e Palace Steve Parish dhe tani i është kërkuar të kthejë fatin e klubit. De Boer shpresonte të mos shkarkohej pas humbjes ndaj Burnley por Parish veproi shpejtë teksa klubi ndodhet në krizë.

Burnley-v-Crystal-Palace-Premier-League-Turf-Moor.jpg

Sezoni i Palace filloi me një humbje 3-0 brenda ndaj Huddersfield. Një humbje 1-0 ndaj Liverpool u pasua nga ajo ndaj Swansea në “Selhurst Park”. Pas humbjes të hënën, De Boer refuzoi të largohej me dëshirë duke thënë se po fokusohet për gjërat që mund të kontrollojë, pra lojtarët dhe stafin. Por shefi i tij nuk mendonte kështu, dhe vetëm një ditë më pas erdhi shkarkimi.

Crystal-Palace-v-Swansea-City-Premier-League.jpg

Më shumë nga Premier League