Bundesliga

Hoeness: “E zbukuruam Bundesligën, ç’doni më shumë? Çmenduri financiare bëj vetëm për një lojtar”

Këtë fundjavë luhet Der Klassiker, Dortmund-Bayern, një supersfidë që është kthyer në nivelet më të larta për shkak të rilindjes së Borussias dhe krizës së bavarezëve.

Zakonisht Bayern shkon si favorit në sfidat me çdo rival në Bundesligë, por këtë radhë historia ndryshon.

Presidenti i Bayern-it, Uli Hoeness, e ka etiketuar skuadrën e tij si “underdogs”, pra jo favorite në prag të sfidës në Dortmund. Borussia nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi këtë sezon dhe a 4 pikë më shumë se Bayern, ndaj Hoeness mendon se këtë radhë peshorja anon nga Dortmundi, të paktën në letër.

“Nuk mund të shkosh në Dortmund dhe të thuash që dëshiron fitoren. Dortmundi ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer deri tani, nuk ka dyshime për këtë. Nuk nisemi si favoritë, sepse për herë të parë pas shumë kohësh janë ata favoritët.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

“Nuk jam i kënaqur me sezonin tonë deri tani, ndërsa Dortmundi çuditërisht po luan shumë mirë. Megjithatë, ne mund të luajmë edhe më mirë se ata. Nëse Dortmundi del kampion në fund, do jem i pari që do i përgëzoj, por deri në atë moment ne kemi hapësira të mëdha përmirësimi dhe mendoj se të shtunën nuk do të humbasim. Media duhet të tregojë durim, nuk ka pse të rrethohemi me kaq shumë negativitet. Kur nisi kampionati të gjithë ankoheshin që Bundesliga është e mërzitshme, tani që u bë emocionuese kritikoni të gjithë Bayern-in. Ndajeni mendjen, çfarë dëshironi, sepse po u bëjmë goxha ndere në këtë moment”.

Hoeness flet edhe për merkaton: “Realisht, për Mbappé do i shkelja gjithë limitet tona financiare. Megjithatë, ai nuk dëshiron të vijë te ne”.

Më shumë nga Bundesliga