Bundesliga

Hoeness i kërkon falje Bernatit: E teprova

Presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness, i ka kërkuar falje ish-futbollistit të Bayern-it, Juan Bernat, për deklaratat e tij ofenduese në konferencën e famshme për shtyp të para pak javëve, ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të klubit bavarez.

“Më vjen shumë keq që e ofendova Bernatin. Fjalët që përdora, nuk do ta bëja përsëri dhe më erdhi keq, sepse nuk duhej ta ofendoja djaloshin për mënyrën si luan. Megjithatë, konferencën për shtyp do ta bëjë sërish, pa ndryshuar asgjë tjetër”, ka thënë Hoeness pas fitores 2-0 të Bayern-it ndaj AEK-ut në Champions League, të mërkurën në mbrëmje.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Hoeness e sulmoi egërsisht Bernatin, i cili në verë kaloi te PSG, duke deklaruar se “luajti si m**” sezonin e shkuar, në ndeshjen kundër Sevilla-s, ku Bernat “ishte fajtori i vetëm që thuajse u eliminuam”.

Vetë Bernat u tregua zotëri më vonë, sepse kur i treguan çfarë tha Hoeness, 25-vjeçari reagoi qetësisht: “Nuk kam asgjë për të thënë, më kanë mësuar që të jem mirënjohës në jetë dhe do i jem gjithnjë mirënjohës Bayern-it dhe tifozëve për 4 vitet që kam kaluar atje”.

Më shumë nga Bundesliga