Connect with us

Bundesliga

Hoeness parashikon telashe për Gjermaninë

Në vitin 2010, Bayern kishte në formacionin bazë katër lojtarë nga ekipet e moshave, tre prej të cilëve gjermanë (Holger Badstuber, Toni Kroos dhe Thomas Müller). Kjo ishte një ëndërr drejt realizimit e presidentit Uli Hoeness, i cili po punonte për formimin e një skuadre kryesisht me lojtarë gjermanë. Gjendja sot është krejt tjetër. Akademia bavareze s’po prodhon më talente dhe numri 1 i klubit bavarez pret që Gjermania të vuajë nga ky fakt.

Präsident Uli Hoeneß raucht am 22.12.2013 nach dem Gewinn der Club-WM während des Banketts des Fußball-Bundesligisten FC Bayern München im Teamhotel in Marrakesch (Marokko) eine Zigarre. Foto: David Ebener/dpa

“Bayern Gjermani”, kështu është quajtur ëndrra e Uli Hoeness-it për një Bayern me gjermanë

“Unë parashikoj që në kombëtare do të kemi telashe për të ruajtur nivelin. Kjo sigurisht që lidhet edhe me atë që po ndodh aktualisht te Bayern”, – u shpreh së fundmi Hoeness. 65-vjeçari shtoi: “Lojtarët tanë gjithnjë kanë qenë shefat e përfaqësueses. Ja pse ne duhet urgjentisht të prodhojmë lojtarë kombëtareje. Një bllok i fortë me lojtarë të Bayern-it sjell një kombëtare të fortë. Vështirë të kemi një Gjermani të mirë, nëse Bayern nuk nxjerr katër apo pesë lojtarë.”

 

 

Më shumë nga Bundesliga