Bundesliga

Hoeness: Do të vijë koha kur PSG-ja do të thotë “mjaft”

Hoeness: Do të vijë koha kur PSG-ja do të thotë “mjaft”

Në verë, Neymar u transferua për 222 milionë euro te PSG-ja dhe Ousmane Dembele për rreth 145 milionë euro te Barcelona, por Uli Hoeness nuk trembet nga këto shifra.

Presidenti i Bayern-it beson se shumë shpejt kjo mani për të paguar shuma marramendëse do të zhduket. “Mendoj se do të vijë koha kur të gjitha këto do të jenë pjesë e së kaluarës, sepse suksesi sportiv nuk arrihet ashtu siç këta lloj sponsorësh imagjinojnë”, – thotë gjermani për revistën “Kicker”. Deklarata e tij vjen para ndeshjes me skuadrën e Neymar-it në Champions League.

“Asnjë lojtar nuk vlen 100 milionë euro. Edhe po t’i kem, nuk i ofroj kurrë aq”, – pati thënë Hoeness në verë. Mendimet e tij nuk kanë ndryshuar. “Në Champions League mund të fitojë vetëm një skuadër. Pres që investitorët do ta ndalin vrullin. Ata do të thonë se kanë shpenzuar jashtëzakonisht shumë, por nuk kanë arritur atë që duan. Dhe pastaj do të vijë koha jonë. Për momentin, tregu është i vështirë”, – shprehet numri 1 i klubit bavarez.

Hoeness mendon se triumfi në Champions League është i mundshëm. “Nëse tregojmë potencialin tonë dhe lojtarët janë të shëndetshëm në fazën vendimtare, kemi shanse”.

Më shumë nga Bundesliga