Bundesliga

Hoffenheim barazon me Dortmund, Aubameyang hyn në histori

Hoffenheim vazhdon të jetë skuadra e vetme e pamposhtur në Bundesliga në këtë sezon. Skuadra e Nagelsmann ka barazuar 2-2 me ekipin e Borussia Dortmund, por ky rezultat mund të konsiderohet një humbje për vendasit, të cilët kanë kaluar dy herë në avantazh dhe kanë luajtur me një lojtar më shumë për pjesën më të madhe të ndeshjes. Takimi është zhbllokuar pas vetëm tri minutash lojë nga Uth, por tetë minuta më vonë miqtë kanë barazuar me Gotze. Hoffenheim nuk është demoralizuar dhe është kthyer në kërkim të avantazhit, duke e gjetur atë në minutën e 20-të me Wagner.

 

Katër minuta para fundit të pjesës së parë verdhezinjtë kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Marco Reus, i pari për gjermanin në 209 ndeshje zyrtare. Pavarësisht inferioriteti numerik, Borussia ka barazuar rezultatin në minutën e tretë të 45 minutave të dyta me Aubameynag, i cili është bërë lojtari i parë në historinë e futbollit gjerman që shënon 16 ose më shumë gola pas 15 javësh kampionat në dy sezone radhazi. Pas këtij rezultati vendasit mbeten në vendin e tretë dhe Dortmund që është ngjitur në vendin e pestë.

Standings provided by Sofascore LiveScore


 

Më shumë nga Bundesliga