Mix Bota

Hokej, lojtari godet tifozin, përjashtohet nga skuadra

Lojrtari Matt Nickerson, që luan në Divizionin e Parë anglez të hokejit, është pushuar nga puna nga drejtuesit e skuadrës së tij të Milton Keynes Lightning. Shkak është bërë një gjest aspak i hijshëm i lojtarit. Pasi u përjashtua nga gjyqtari për një zënkë në pistë, në nerva e sipër ai ka goditur edhe një tifoz në momentin që po dilte nga fusha dhe po shkonte në dhomat e zhveshjes.

Kjo skenë nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit, që pasi kanë parë pamjet televizive kanë vendosur të ndërpresin kontratën me lojtarin, që tashmë është i papunë. Ndërkohë që, Federata e ka përjashtuar për 20 ndeshje lojtarin Matt Nickerson për gjestin e kryer në pistë, ndaj kolegut të skuadrës rivale.

 

Më shumë nga Mix Bota