Bundesliga

Holanda jashtë Botërorit të Rusisë, tërhiqet Arjen Robben

Arjen Robben ka njoftuar daljen e tij në pension nga futbolli ndërkombëtar, pas dështimit të Holandës për të qenë finaliste e Kupës së Botës 2018. Sulmuesi i Bayern Munich shënoi dy gola për portokallinjtë, ndërsa e udhëhoqi skuadrën e tij drejt një fitoreje 2-0 ndaj Suedisë, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës. Ndërsa rezultati i së martës solli barazim pikësh mes Holandës dhe Suedisë për, Robben dhe holandezët e humbën shansin e kualifikimit për shkak të golaverazhit më inferior se suedezët. Me këtë rast, Robben ka vendosur ta mbyllë këtu karrierën e tij ndërkombëtare, me 37 gola të shënuar në 96 ndeshje.

33-vjeçari e bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar holandez në vitin 2003 dhe ishte një figurë kyçe në sukseset e shumta të “tulipanëve” në skenën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe finalen e Kupës së Botës 2010, kur humbi në kohën shtesë përballë Spanjës. Ai, gjithashtu, shënoi tre gola në gjysmëfinale të Botërorit të vitit 2014 në Brazil. Ndërsa Robben vazhdoi të kishte sukses për “portokallinjtë” pas Kupës së Botës 2014, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për skuadrën e tij, pasi ajo nuk arriti të kualifikohej për “Euro 2016”, duke e zgjeruar zhgënjimin edhe me humbjen e Kupës së Botës 2018, në Rusi.

Më shumë nga Bundesliga