RUSI 2018

Holanda merr vendin e dytë me një “tris” ndaj Luksemburgut

Holanda është kthyer te fitorja në javën e katërt të Grupit A, pasi në javën e tretë ka humbur në shtëpi kundër Francës, që kryeson këtë grup me 10 pikë. Lojtarët e Blind, në fakt, kanë mundur në transfertë skuadrën e Luksemburgut, që pas këtij rezultati kanë përfunduar në vendin e fundit të grupit me vetëm 1 pikë. Megjithatë, nuk ka qenë një sukses i lehtë për t’u arritur nga holandezët, të cilët kanë arritur të sigurojnë tri pikët në pjesën e dytë të kësaj sfide. Robben dhe Depay kanë qenë protagonistët e takimit, duke realizuar tre golat që i kanë dhuruar fitoren 3-1 portokallinjve dhe vendin e dytë në grup.

https://www.youtube.com/watch?v=cvG8el8F7ZA

https://www.youtube.com/watch?v=2PDhmKQCb64

https://www.youtube.com/watch?v=h_nayKGN2P8

https://www.youtube.com/watch?v=24tOZd6mp-0

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Josy Barthel” të Luksemburgut është zhbllokuar në minutën e 36-të nga një gol i Arjen Robben. Por vendasit kanë reaguar një minutë para fundit të pjesës së parë kur arbitri Anthony Taylor ka akorduar një penallti pas ndërhyrjes së parregullt të mbrojtësit holandez Joshua Brenet në zonën e rreptësisë, gjatë një kundërsulmi të Luksemburgut. Te pika e bardhë e 11 metrave është paraqitur Maxime Chanot, i cili është treguar i sajtë duke barazuar rezultatin e ndeshjes.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Një barazi kjo që ka zgjatur deri në minutën e 58-të kur “tulipanët” janë kthyer përsëri në avantazh me lojtarin e Manchester United Memphis Depay, i cili ka mposhtur me një goditje të saktë me kokë portierin Ralph Schon. Në minutën e 65-të Depay ka pasur mundësinë të realizojë edhe golin e tretë për miqtë, por nuk është treguar i saktë në momentin e finalizimit, pas një aksioni të bukur individual. Holanda ka vazhduar sulmet deri në minutat e fundit dhe goli i tretë, që ka vulosur fitoren e tulipanëve, ka ardhur në minutën e 84-t, teksa autori ka qenë përsëri Depay, i cili ka dërguar topin në rrjetë me një goditje perfekte dënimi.

Më shumë nga RUSI 2018