Çiklizëm

Holandezi Dumoulin fiton edicionin e 100-të të Xhiros së Italisë

Çiklisti holandez Tom Dumoulin ka fituar edicionin e 100-të të Xhiros së Italisë, duke përmbysur renditjen e përgjithshme në etapën e 21-të dhe të fundit, zhvilluar dje. Etapa e fundit ishte një kronometër individual, aty ku çiklistët nxorën në pah aftësitë e tyre e ku Dumoulin dha një kohë të mirë. Etyapa e 21-të u fitua nga një tjetër holandez, Jos Van Emden, që mbërriti në Milano pas 33’08”. Dumoulin u rendit i dyti, me 15 sekonda vonesë, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua italiani manuel Quinzato, me 27 sekonda pas liderit.

Podiumi i edicionit te 100-te te Xhiros se Italise

Në përfundim të etapës së kronometrit, Quintana që ishte lider deri para etapës së fundit, u rendit në vendin e 27-të, me +1’39 nga fituesi. Ndërsa Nibali u rendit i 13-ti, me +1’09” nga fituesi holandez. Por këto kohë nuk mjaftuan për t’u dhënë kreun e Xhiros, pasi Dumoulin arrin të marrë kryesimin dhe të festojë titullin e parë të madh në karrierë. Në përfundim të 21 etapave, holandezi dha kohën e përgjithshme 90h34’54”, Quintana u rendit i dyti me 31 sekonda më shumë dhe Nibali i treti me 340 sekonda më shumë se fituesi.

Eugert Zhupa ne Xhiron e Italise

Për të tretin vit me radhë mori pjesë në Xhiron e Italisë edhe çiklisti shqiptar Eugert Zhupa, që dje u rendit në vendin e 129-të, me 4’27” nga fituesi. Ndërsa në klasifikimin përfundimtar, Zhupa e mbylli në vendin e 140-të, me 4h40’05” nga Dumoulin. Çiklisti shqiptar garon me ekipin italian Wilier Triestina-Selle Italia, duke bërë një paraqitje të mirë. Në dy etapa ai u shkëput dhe dueloim për fitoren, por pa ia dalë dot mbanë, ndërkohë që përvoja e fituar nga viti në vit po e ndihmon në paraqitjet e tij.

Nga nje etape e Xhiros se Italise

Më shumë nga Çiklizëm