MMA

Holloway-Ortega, Ngannou-Lewis vendosen në UFC 226!

Bëhuni gati pasi UFC 226 i janë shtuar dy sfida epike që do të zhvillohen në T-Mobile Arena të Las Vegasit më 7 korrik.

Në një ndeshje për titull të përbërë nga 5 raunde, kampioni Max Holloway do të ndeshet me kandidatin numër një Brian Ortega.

Ortega meritoi sfidën për titull pasi mposhti me nokaut Frankie Edgar dhe para tij Cub Swanson, dy veteranët që u ndeshën sot në orët e para të mëngjesit.

Në peshën e rëndë do të jetë dy sfida gjigante. Përveç asaj të konfirmuar shumë muaj më parë mes Stipe Miocic dhe Daniel Cormier, tashmë do të kemi mundësinë të shijojmë rikthimin e Francis Ngannou në oktagon pas disfatës me kampionin Miocic.

Ai do të ndeshet me një nga luftëtarët më të frikshëm në UFC, Derrick Lewis, një ndeshje që tifozët po e presin me padurim pasi janë dy luftëtarë të ngjashëm, me fuqi nokauti të tmerrshme.

Shënojeni në kalendar datën 7 korrik. Do të jetë epike.

Më shumë nga MMA