NBA

Houson “leksion” kampionëve të Golden State, barazon 1-1 serinë e finaleve

Houston barazon në 1-1 serinë e finaleve në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 127-105 arritur sot ndaj Golden state, në takimin e dytë mes dy skuadrave finaliste të play off-it. Vetëm një periodë ka duruar skuadra kampione e Golden state, pasi më tej në fushë ka dominuar ekipi teksan i Rockets, që është shkëputur gradualisht nga perioda në periodë, duke e merituar fitoren.

Gordon e Harden realizuan nga 27 pikë secili për Houston, mbështetur edhe nga Tucker me 22 pikë, Ariza me 19 e Paul me 16 pikë, që isin të papërmbajtshëm në parket. Për Golden State u dallua Kevin Durant, shënuesi më i mirë i takimit me 38 pikë, por i vetëm e pati të pamundur të rivalizojë, pasi Curry e mbylli me 16 pikë e Thompson me 8. Dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Warriors.

NBA – Konferenca e Lindjes (finale play off)

Boston Celtics – Cleveland Cavaliers (2-0 me ndeshje)

NBA – Konferenca e Perëndimit (finale play off)

Houston Rockets – Golden State Warriors, 127-105 (1-1 me ndeshje)

Më shumë nga NBA