Basketboll

Houston-Clippers, kush do të shkojë në finalen e Perëndimit?

Sot në mbrëmje, ora 21:30 me orën shqiptare, luhet ndeshja e shtatë e gjysmëfinale e play off-it në Konferencën e Perëndimit midis Houston dhe Clippers

Sot në mbrëmje, ora 21:30 me orën shqiptare, luhet ndeshja e shtatë e gjysmëfinale e play off-it në Konferencën e Perëndimit midis Houston dhe Clippers. Pas 6 takimeve të para barazim 3-3, ekuilibër i plotë dhe fituesi i sfidës së sotme shkon në finale, aty ku ndodhet prej dy ditësh Golden State (eliminoi Memphis).

 

xhejms harden

Foto: James Harden me top, lideri i ekipit te Huston

 

Statistikat flasin se ekipet vendase (Houston në këtë rast) kanë fituar 97 nga 120 ndeshjet e shtata gjysmëfinale të luajtura deri më tani në historinë e NBA-së. Por kush shkon në finale e Perëndimit? Houston kanë moralin e lartë, pasi përmbysën avantazhin e dyfishtë të Clippers. Por, këta të fundit kanë eliminuar në çerekfinale kampionët në fuqi të San Antonio dhe kërkojnë kualifikimin për herë të parë në historinë e tyre në finalet e Konferencës.

 

Nov 28, 2014; Houston, TX, USA; Los Angeles Clippers forward Blake Griffin (32) shoots the ball while falling down during the second half against the Houston Rockets at Toyota Center. Mandatory Credit: Troy Taormina-USA TODAY Sports

Foto: Blake Griffin lider i ekipit te Clippers

 

Nga njëra anë është James Harden (Houston) ylli i skuadrës, që ka në krah Dëight Howard në lojën në qendër. Nga ana tjetër, është Blake Griffin ai që bën diferencën, që ka si mbështetës krysor në fushë Chris Paul, një dyshe që gjithnjë ka krijuar problem, pa harruar Redick. Por të mos harrojmë që luhet në Houston, një publik që do të mbështesë basketbollistët e saj.

 

[total-poll id=24991]

Më shumë nga Basketboll