NBA

Houston e Warriors dominojnë në Perëndim, Cleveland rikthehet te fitorja

Houston kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit, pas triumfit 111-96 ndaj Memphis, ndeshje që i dhuroi ekipit teksan fitoren e 10-të sezonale. I zakonshmi James Harden bëri diferencën në fushë për Houston, duke realizuar 38 pikë, mbështetur edhe nga Gordon me 26. Teksanët ndajnë kreun në këtë kah të NBA-së bashkë me kampionët e Golden State, që fituan 135-114 ndaj Philadelphia, një sfidë spektakolare, veçanërisht për basketbollistët e Warriors. Durant realizoi 29 pikë, Thompson 23 e Curry 22 pikë, një trio që edhe në këtë sfidë bëri diferencën në fushë. Fitore të thellë arriti edhe San Antonio, që ndodhet mes ekipeve pretendente në Perëndim, pas fitores 133-94 ndaj Chicago. 7 lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë, me veteranin Pau Gasol që ishte më i miri me 21 pikë e 10 rebaund.

Nga ndeshja Houston – Memphis

Cleveland rikthehet te fitorja në kampionat, suksesi i gjashtë sezonal, pas triumfit 111-104 në fushën e Dallas. Kjo ishte fitorja e vetme jashtë fushe e një skuadre në mbrëmjen e djeshme, me Love që realizoi 29 pikë e 15 rebaund, mbështetur edhe nga James me 19 pikë e 11 rebaund. Fiton edhe ekipi i New York, që mundi 118-91 Sacramento dhe synon një vend në play off. Porzingis me 34 pikë ishte një lider në fushë për nju-jorkezët në këtë sfidë. Suksesin e gjashtë sezonal arrin edhe Milwaukee, që mundi 98-90 Lakers, sfidë me rivalitet, me Antetokounmpo që realizoi 33 pikë e 15 rebaund, lojtari i ndeshjes për vendasit. Tjetër humbje në kampionat për Clippers, që u ndalën 111-103 nga New Orleans (Cousins 35 pikë e 15 rebaund).

Nga ndeshja Dallas – Cleveland

REZULTATET E SOTME

New Orleans – Clippers, 111-103

Washington – Atlanta, 113-94

Houston – Memphis, 111-96

New York – Sacramento, 118-91

Dallas – Cleveland, 104-111

Golden State – Philadelphia, 135-114

Milwaukee – Lakers, 98-90

San Antonio – Chicago, 133-94

Denver – Orlando, 125-107

Phoenix – Minnesota, 118-110

Utah Jazz – Brooklyn, 114-106

Më shumë nga NBA