NBA

Houston, Harden optimist: Sezoni për të bërë realitet ëndrrën për titull

Basketbollisti James Harden, MVP i sezonit të kaluar, është i bindur se skuadra e Houston Rockets mund të duelojë për titullin kampion bote në NBA sezonin që është në prag. Ai beson se grupi që është formuar këtë sezon, sidomos pas ardhjes së Carmelo Anthony, është më i kompletuar dhe mund të kalojë pengesat që hasi vjet, në finalet e play off-it.

Së pari, duhet të rikonfirmojmë rezultatin e mirë që arritëm vjet, ku e mbyllëm sezonin e rregullt të parët në Perëndim, gjë që duhet ta përsëritim edhe këtë vit. Nuk ka për të qenë e lehtë por as e pamundur. Janë shumë ekipe pretendente në Perëndim, por edhe ne jemi mes tyre dhe mund të duelojmë për titullin kampion, pa patur frikë nga askush”, tha Harden.

Vjet Houston u mund në finalen e shtatë të play off-it nga Golden State në Perëndim, ndaj keqardhja për faktin se nuk dueloi dot për titullin kampion në NBA është e madhe për Harden. “Vjet u ndalëm në momentin final, por këtë vit duhet ta kalojmë atë ngërç dhe të shpallemi kampionë në Konferencën tonë. Unë kam besim te skuadra, te lojtarët e stafi, ndaj mund të bëjmë ëndrrën realitet”, u shpreh James Harden.

Më shumë nga NBA