NBA

Houston mposht Lakers, grushte në fushë mes Rondo dhe Paul

Tjetër humbje për Lakers në kampionat, këtë herë në fushën e saj, ku në dy ndeshje të luajtura deri më tani ende nuk ka regjistruar asnjë fitore. Houston triumfoi 124-114 në Los Anxhelos, duke korrur fitoren e parë sezonale, ndeshje e shkëlqyer e James Harden, autor i 36 pikëve, mbështetur edhe nga Chris Paul me 28 pikë e 10 asist. Për Lakers u dallua LeBron James me 24 pikë, me 7 lojtarë të ekipit vendës që realizuan mbi 10 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Por kjo ndeshje pati një fund të shëmtuar, kur në shifrat 108-109 për miqtë, me 5 minuta nga fundi, plas një sherr masiv në fushë, ku protagonistë janë Rajan Rondo për Lakers e Chris Paul për Houston. Pas debateve është Rondo ai që godet me grusht në fytyrë Paul, që reagon dhe në këtë sherr përfshihet edhe Ingram. Të tri këta lojtarë e mbyllin para kohe ndeshjen, por në fushë hyjnë stafet e dy ekipeve për të qetësuar gjakrat.

Fitoren e dytë sezonale korri Portland, që mundi 121-108 San Antonio, duke e nisur mjaft mirë kampionatin (Lillard 29 pikë e McCollum 24). Tri fitore në tri ndeshje të luajtura për Toronton, skuadra më e mirë për momentin në NBA, me kanadezët që triumfuan 117-113 në fushën e Washington (Lowry 28 pikë e 12 asist). Fiton edhe skuadra e Boston, që mundi 103-101 New York në sekondat e fundit falë 24 pikëve e 14 rebaund të Tatum, ndërsa Detroit fitoi 118-116 ndaj Chicago, ndeshje ku u dallua Griffin me 33 pikë e 12 rebaund.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Brooklyn, 132-112

Washington – Toronto, 113-117

New York – Boston, 101-103

Philadelphia – Orlando, 116-115

Chicago – Detroit, 116-118

Miami – Charlotte, 112-113

Dallas – Minnesota, 140-136

Denver – Phoenix, 119-91

Portland – San Antonio, 121-108

Lakers – Houston, 115-124

Më shumë nga NBA