NBA

Houston një fitore larg gjysmëfinaleve, Jazz surprizojnë sërish Oklahomën

Houston ka fituar 119-110 ndaj Minnesotës në ndeshjen e radhës çerekfinale të play off-it në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 3-1 me ndeshje. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, në të dytën erdhi shkëputja e skuadrës së Houston, që triumfoi falë 36 pikëve të James Harden dhe 25 të Chris Paul, një dyshe që bëri diferencën në parket. Për Minnesotën u dallua Towns me 22 pikë e 15 rebaund, por që mbetën për statistikë.

Surprizon sërish ekipi i Utah Jazz, që mundi 113-96 Oklahomën, duke udhëhequr 3-1 serinë e ndeshjeve në Perëndim. Një takim me dy pamje, më e mirë për Oklahomën në pjesën e parë, me George që realizoi 32 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për Jazz, të 5 titullarët realizuan mbi 10 pikë, me Mitchell që realizoi 33 pikë e Ingles me 20, duke e merituar fitoren.

Konferenca e Lindjes

1-8, Toronto – Washington, (barazim 2-2 me ndeshje)

2-7, Boston – Milwaukee, (barazim 2-2 me ndeshje)

3-6, Philadelphia – Miami, (3-1 me ndeshje)

4-5, Cleveland – Indiana, (barazim 2-2 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit

1-8, Houston – Minnesota, 119-110 (3-1 me ndeshje)

2-7, Golden State – San Antonio,  (3-1 me ndeshje)

3-6, Portland – New Orleans, (0-4 me ndeshje)

4-5, Oklahoma – Utah Jazz, 96-113 (1-3 me ndeshje)


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga NBA