Huliganizëm në Kosovë: derbi ndërpritet nga arbitri, portieri goditet në kokë me shqelm nga tifozi (PAMJET)

3 Prill 2022
16:28
Telesport
back button

Derbi i Superligës se Kosoves mes Gjilanit dhe Ballkanit ka pare nje moment tensioni qe ka detyruar arbitrit te nderprese ndeshjen. E gjitha ka ndodhur me pushtimin e fushes nga tifozeria mike. Nga një goditje këndi në fundin e ndeshjes, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.

Pas golit, tifozët e Gjilanit zbriten në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri. Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte 1-1.

Nga pamjet e publikuara nga FC Ballkani, shihet se portieri Frashëri mori një goditje të rëndë në kokë nga njëri prej tifozëve gjilanas. Ne fakt, ai e ka goditur brutalisht ne koke teksa ishte i shtrire. Portieri ndodhet ne spital dhe frika e trumes eshte e madhe pasi ishte shqelm i forte.

VIDEO E MOMENTIT

Ka nderhyre edhe policia ne fushe dhe ka mundur te ndaloje disa persona. Nje episod vertet per te ardhur keq dhe qe rikthen dhunen ne stadiume dhe sidomos ne nje pasdite qe duhet te ishte feste ne Kosove.

Sipas rregullores, ka mundesi qe ndeshja t’i jepet ne tavoline Ballkanit per kete ngjarje te pahijshme te ndodhur.  Pikerisht arbitri do te shenoje ne raportin e tij ate qe ka ndodhur dhe ka pare ne fushen e blerte.

Ballkani ndodhet ne krye te renditjes dhe Gjilani ndjek pas tij ndaj dhe tensioni ishte i madh ne kete ndeshje. Stivi Frasheri ka veshur edhe fanelen e Shqiperise. Frasheri ka veshur me pare fanelat e Prishtines, Teutes dhe Kukesit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit