RUSI 2018

Humb telefonatën e jetës dhe… grumbullohet për Botërorin

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për Rusi 2018-të. Njëri prej lojtarëve të thirrur nga trajneri i “Tre Luanëve” ka qenë edhe mbrojtësi i Manchester City, Kyle Ëalker.

Ai është përzgjedhur nga Southgate edhe pse nuk i është përgjigjur telefonatës së trajnerit të Anglisë. Një kuriozitet ky që është bërë i ditur nga vetë lojtari, i cili ka publikuar një “screenshot” të celularit të tij, ku shihet telefonata e humbur e trajnerit.

Walker e postuar “screenshot”-in në profilin e tij në Twitter me mesazhin: “Telefonata që nuk do të doje kurrë ta humbisje”. Por duket se Southgate e ka falur menjëherë mbrojtësin.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga RUSI 2018