Futboll

Humbja e 11-të e Monacos, por Thierry Henry është pozitiv

Thierry Henry ka marrë drejtimin e Monacos një javë më parë dhe e ka nisur me humbje në ndeshjen e parë si trajner, por pavarësisht kësaj dhe gjëndjes së ekipit legjenda franceze ka preferuar të qëndrojë pozitiv.

Ekipi po kalon një moment të vështirë pasi prej 11 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet nuk po gjen fitoren, por trajneri i ri pas ndeshjes ka thënë:

“Nuk ishte e lehtë, ne u përpoqëm të vinim diçka në vendin e vetë dhe funksionojë në fillim, më tej pësuam atë gol, të cilin nuk më duhet t’a përshkruaj…gabim njerëzor, nuk do të zihem me asnjë.”
“Më pas u përpoqëm të ndryshonim lojën dhe fatkeqësisht Grandsir doli jashtë (pas kartonit). Pas asaj ishte edhe më e vështirë, por ne përsëri u përpoqëm të luanim.”
“Por dua të jem pozitiv më tepër sesa negativ. Loja mund të kishte kaluar në avantazhin tonë, por nuk ndodhi. Ne humbëm Falcao-n në fillim, e ky nuk ishte skenari i ëndërruar.”
Monaco nga rivale e PSG-së sezonin e kaluar janë tani 24 pikë larg kreut, sigurisht që një sfidë e madhe e pret Thiery Henryn me këto statistika të frikshme.

Më shumë nga Futboll