Bundesliga

Hummels: Dortmundi ka talentin më të madh në botë

Mats Hummels luan te Bayern që në nisje të këtij sezoni, por ende i ka sytë tek ish-skuadra e tij, Borussia Dortmund. Qendërmbrojtësi i kombëtares gjermane nuk e ka aspak problem të shprehë simpatinë e tij për ndonjë lojtar të verdhezinjve, edhe pse tifozëve bavarezë vështirë se u vjen mirë. Kështu, i pyetur nga një ndjekës i tij në “Twitter” se kë sheh si talentin më të mirë në botë, Hummels ka përzgjedhur pikërisht një xhevahir të rivalëve.

Marco Reus? Pierre-Emerick Aubameyang? Jo, këta nuk janë talente, sepse tashmë janë afirmuar si lojtarë të klasit botëror. Hummels mendon se më premtuesi është Ousmane Dembele. Në përgjigjen e tij ai ka shtuar edhe një simbol të veçantë, duke shprehur edhe më tepër vlerësimin për 19-vjeçarin francez. Në votimin për çmimin “Golden Boy 2016” si lojtari i ri më i madh i vitit, Dembele vjet u rendit i pesti. Vendin e parë e mori Renato Sanches.

Më shumë nga Bundesliga