Bundesliga

Hummels: Ja çfarë bën Heynckes ndryshe nga Ancelotti

Matss Hummels ka folur mbi situatën e re të FC Bayern pas shkarkimit të Carlo Ancelotti-t dhe rikthimit të Jupp Heynckes. Bavarezët kanë rigjetur formën e mirë pas një starti të dobët që kapi kulmin me humbjen së turpshme ndaj PSG në Champions League.

Image result for ancelotti

Pas shkarkimit të italianit u përfol për një afrim të Julian Nagelsmann, një talent i trajnimit në Bundesliga që momentalisht ndodhet te Hoffenheim.

“Ai është dy vite më i madh se unë, pak e çuditshme. Por nuk është e pamundur që një ditë të vijë te Bayern,” tregon Hummels, i cili më pas i thur elozhe trajnerit aktual.

“Disiplina. Struktura e qartë, që ai të imponon. Këto janë gjërat që i bëjnë shumë mirë djemve. Padyshim që ai ka ndryshuar ambientin te Bayern,” përshkruan Hummels recetën e suksesit të Heynckes.

“Problemi më i madh i Ancelotti-t, sipas qendërmbrojtësit të përfaqësueses gjermane, ishte gjuha gjermane dhe mundësia për të komunikuar ashtu siç duhet, një problem që është zhdukur me Heynckes.

Image result for heynckes

Më shumë nga Bundesliga