Argetim

Hummels kundër Müller, përçahen edhe gratë te Bayern

Në ndeshjen e javës së shkuar kundër Freiburg Thomas Müller u aktivizua pas 70 minutash lojë dhe bashkëshortja e tij Lisa Müller postoi një mesazh në Instagram që ngjalli shumë polemika: “Më shumë se 70 minuta, derisa vjen një rreze frymëzimi”.

Një batutë thumbuese ndaj trajnerit Niko Kovac, i cili la Thomas Müller në stol, por më vonë Lisa e fshiu komentin, për shkak të zhurmës së madhe që u bë dhe akuzave ndaj saj për mungesë respekti për Bayern-in dhe trajnerin.

As vetë Thomas Müller nuk e pëlqeu komentin e bashkëshortes, duke deklaruar pas ndeshjes: “Nuk ishte ndonjë veprim i zgjuar, ishte thjesht nga emocionet, sepse ë do dhe nuk kam ç’të bëj”.

Tani edhe bashkëshortja e Matts Hummels, Cathy Hummels, ka reaguar në lidhje me veprimin e Lisa Müller: “Nuk besoj se më takon të ndërhyj në punët e bashkëshortit tim, as ai nuk i fut hundët në punën time”.

“Ne mund të bisedojmë, por i bëjmë gjërat privatisht, në shtëpinë tonë, jo në Instagram”, shprehet Cathy duke folur për t-online.de.

 

Më shumë nga Argetim