Futboll

Hysaj-Chelsea, zbulohet e gjithë e vërteta dhe “kurthi” nga Napoli!

Mario Giuffredi, agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë dhe Napolit, Elseid Hysaj, ka folur për “Radio Marte”, duke u ndalur te situata e shkodranit, që ende nuk ka rinovuar, ashtu si ishte folur, për një rritje të mëtejshme të rrogës, sipas planit të vendosur një verë më parë.

Madje, Giuffredi zbulon dhe se pa klauzolën e famshme prej 50 mln eurosh, do të ishte tashmë i Chelsea-t, që e ndoqi. Tani shoh kritika ndaj tij, por njerëzit kanë kujtesë të shkurtër dhe harrojnë që 1 vit më parë, Elsi ishte më i miri në Serinë A në krah të djathtë dhe mes 2 apo 3 më të mirëve të Europës. Ndërsa, mjafton pak ndeshje që këtë sezon të quhet një bidon… Duhet të flasë gjithmonë fusha”, tha i revoltuar Giuffredi.

Ndërkohë, Elsi ndodhet në grumbullim me Shqipërinë dhe pritet të luajë në Izrael. Por, ka edhe një prapaskenë në lidhje me transferimin e tij te Chelsea. Nuk është shumë klauzola e 50 mln eurove për jashtë vendit se sa një tjetër pengësë: Aurelio de Laurentis ka formalizuar një akord jo të favorshëm për Maurizio Sarri-n, që duke qenë trajner i Chelsea, nuk mund të blejë lojtarë të Napolit.

Më shumë nga Futboll