Futboll

“Hysaj është një makineri lufte”

Menaxheri i futbollistit të përfaqësueses së Shqipërisë që aktivizohet në Seria A me skuadrën e Napoli, Mario Giuffredi, në një intervistë për “Radio Crc”, ka folur në lidhje me lojtarin e asistuar prej tij. Në deklaratën e tij, ndonëse me finesë, menaxheri i Hysaj ka preferuar të përçojë një mesazh edhe për trajnerin e kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci. “Pashë që Panucci në kombëtare e aktivizoi si qendror, për mua Elseid ka eksperiencën takike për të luajtur edhe në atë pozicion, ndonëse roli i tij natyral është ai i mbrojtësit të djathtë. Mbase ka qenë një emergjencë, ose një eksperiment taktik, por është në të djathtën që arrin të bëjë gjëra të mëdha”, deklaroi Giuffredi.

Një tjetër shans për reklmë, të cilin menaxheri nuk ka patur absolutisht jo për qëllim që ta shpërdorojë, përkundrazi. Giuffredi ka folur me superlativa për Hysaj, aq sa e ka krahasuar me një makineri luftarake. “I gatshëm për Bologna? Është rikthyer dje në Napoli, ai është gjithmonë gati, nuk ka nevojë për kohë që të rekuperojë, është një makineri lufte. Ka pak futbollistë në Europë me minutazhin e tij, ka një karakteristikë vërtetë për tu patur zili, që është qëndrueshmëria dhe vijueshmëria. Pra, është mëse gati për të nisur këtë cikël ndeshjesh të vështira”, përfundoi menaxheri i Hysaj, Mario Giuffredi.

Më shumë nga Futboll