• Hysaj: Insigne e njoh më mirë se kushdo, uroj të ndeshem me atë

    Publikuar: 19 Mar 6:26

    Në përfundim të ndeshjes ndaj Empolit, e fituar nga skuadra e Napolit, mbrojtësi i të kaltërve, shqiptari Elsed Hysaj, edhe në cilësinë e ish-it në një deklaratë dhënë për Radio “Kiss Kiss” deklaroi: “Empoli është një skuadër e fortë, e dinim që nuk do të mund të luanim 90 minuta njëlloj sikurse luajtëm në 45 minutat e para, sepse në kohë të gjatë ata do të dilnin. Janë të mirë, por në fund u treguam të fortë edhe ne, duke mos pësuar gola të tjerë që të mund të kompromentonim fitoren. Për të evituar këto rënie duhet të vijojmë të luajmë lojën tonë, duke kërkuar të shënojmë dhe jo të mendojmë si të mbrohemi. Trajneri ishte i kënaqur me pjesën e parë, por i nevrikosur me të dytën. Ai nuk dëshiron që të pësojmë gola dhe ka të drejtë. Gjithsesi në futboll ka gjithmonë vend për tu përmirësuar, askush nuk është perfekt, por jemi në rrugë të drejtë. Nuk fitonim këtu në Empoli prej 20 vitesh”.

    Hysaj në duel me Iniesta në Shqipëri-Spanjë.

    “Jam i lumtur, tani të mendojmë për kombëtaren, më pas të mendojmë për kampionatin. Jam gati të përballem me Italinë dhe Insigne. Shpresoj që ai të luajë sepse kështu do të mund të zbavitemi pak. Lorenzo është shumë i fortë, por e njoh më mirë se shumë të tjerë. Rrini të qetë, do të tregohem i kujdesshëm në ndërhyre. Lorenzo na nevojitet”, vijoji deklaratën e tij Hysaj, në lidhje me përballjen mes Shqipërisë dhe Italisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018”. Mbrojtësi shqiptar i Napolit foli edhe në lidhje me përballjen Napoli-Juventus: “Besoj se do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Shpresojmë që të bëjmë mirë dhe të vijojmë përpara. Janë ndeshje që duhen luajtur pa presion. Tani të shkojmë në kombëtare, të bëjmë punën tonë, më pas do të rikthehmi këtu për këtë angazhim të dyfishtë”.


    Lexo postimet e tjera