• Hysaj kundër Ronaldos, Champions-i “flet” edhe shqip

    Publikuar: 12 Dec 12:59

    Zinedine Zidane është çiftëzuar në 1/8 finale të Ligës së Kampioneve me një nga ekipet italiane, që trajnohet nga Maurizio Sarri. Për shqiptarët ky ballafaqim është i veçantë, sepse te të kaltrit aktivizohet Elseid Hysaj, mbrojtësi i kombëtares kuqezi. Shkodrani do të ketë rastin të tregojë veten në një tempull futbolli, sikurse është “Santiago Bernabeu”, ndaj yjeve të klasit botëror, si Ronaldo, Benzema, Bale etj.

    champions

    Kujtojmë se “Los Blancos” u renditën të dytët në fazën e grupeve, pas Borussia Dortmund, ndërsa Napoli i pari në grupin e vet, me Benfica që e ndiqte. Në muajin shkurt të vitit të ardhshyëm luhen ndeshjet e këtij raundi, me Real Madrid që do ta vazhdojë aventurën e saj europiane, duke kërkuar Kupën e 12-të kontinentale.


    Lexo postimet e tjera