Futboll

Hysaj merr karton të kuq, por Napoli e nis me fitore

Napoli e ka nisur Serie A në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion të Serie A, teksa ka fituar 3-1 në fushën e Verona, ekip i ardhur nga një kategori më poshtë. Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri tregoi se është pretendente për të fituar titullin dhe nuk e vuri për asnjë moment në diskutim fitoren në stadiumin “Bentegodi”. Në mesjavë, Napoli do të luajë ndeshjen e kthimit për “play off” të Champions League kundër Nice, pasi ka fituar 2-0 në ndeshjen e parë ndaj francezëve.

Një autogol, pas gjysmë ore lojë, i dha avantazhin napolitanëve, që pesë minuta para fundit të pjesës së parë gjetën edhe golin e dytë me anë të sulmuesit polak Milik. Ghoulam shënoi golin e tretë për Napoli, pas një ore lojë, ndërsa kur kishin mbetur edhe shtatë minuta, futbollisti i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pasi shkaktoi penallti dhe i la miqtë me dhjetë futbollistë. Nga pika e bardhë e 11 metrave, Pazzini realizoi golin e nderit për Verona.

Më shumë nga Futboll