Connect with us

Champions League

Hysaj përballë Ronaldos në Champions, gafa e Tramezzanit ëshë e rëndë

Shorti i UEFA Champions League ka vënë përballë njëra tjetrës skuadrën e Napolit dhe atë të Real Madrid. Një lajm të cilit mediat italiane nuk kanë vonuar ta komentojnë bujshëm në çdo detaj të mundshëm të kësaj përballje të rrallë për ekipin napoletan. Ndër çështjet më të para të komentuara në mediat italiane ka qenë pikërisht dueli i pritshëm në fushë mes Cristiano Ronaldos dhe Elseid Hysaj që është konkretisht kandidati potencial për të ndalur portugezin.

“Napoli do të përballet me Real Madrid të Cristiano Ronaldos në 1/16. Një angazhim ky sa i vështirë, po aq edhe stimulues e emocionues, veçanërisht për Elseid Hysaj që do të duhet të përballet pikërisht me yllin portugez të Real Madrid. Paolo Tramezzani, zëvendëstrajneri i Shqipërisë, ka folur në mirkofonët e “Radio Kiss Kiss Napoli: “Hysaj është përballur me Ronaldon edhe gjatë kualifikuesveve të Europianit. Atë herë u tregua i aftë dhe ia doli ta ndalë dhe unë uroj që të mund të ndodhë sërish, citon itasportpress.it.

Hysaj dhe Cristiano Ronaldo nuk u përballën kurrë gjatë eleminatoreve të Euro 2016.

Hysaj dhe Cristiano Ronaldo nuk u përballën kurrë gjatë eleminatoreve të Euro 2016.

Por mediat italiane nuk kanë kapur dot gafën e Tramezzanit, i cili duket se i përfshirë nga emocionet e përballjes së ardhshme të Napolit dhe Hysajt me Real Madrid të Cristiano Ronaldos, ka harruar faktin se pavarësisht se Shqipëria dhe Portugalia u përballën dy herë mes tyre gjatë kualifikueseve të Kampionatit Europian, Hysaj dhe Ronaldo nuk u ndeshën asnjëherë mes tyre. Kështu, në sfidën e parë eleminatore që Shqipëria zhvilloi pikërisht në Portugali, e përfunduar me fitoren historike të kuqezinjve me rezultatin 0-1, falë golit të Balaj, Hysaj ishte në fushë si titullar, ndërkohë që Ronaldo nuk luajti për asnjë minutë. E anasjellta ndodhi në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Elbasan Arenakur luzitanët fituan me rezultatin 0-1, me gol të realizuar në minutat shtesë. Në këtë takim të dytë, Ronaldo udhëhoqi Portugalinë drejt fitores së vështirë por shumë të vlefshme, ndërkohë që Hysaj nuk ishte as në pankinë.

Më shumë nga Champions League