Futboll

Hysen Dedja: “Mund të kalonim në avantazh, jemi rëndë psikologjikisht”

Nuk dorëzohet trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja, pavarësisht humbjes së radhës së regjistruar nga lagunarët, që vijojnë të mbeten në fundin e klasifikimit, me vetëm 5 pikë në 13 javë kampionat. Në përfundim të ndeshjes së humbur përballë Partizanit me rezultatin 3-0, trajneri Dedja e vuri theksin te ngarkesa e rëndë psikologjike e skuadrës, ndërkohë që vlerësoi lojën e mirë të lojtarëve të tij. Tekniku i verdhjeshilëve premtoi se do të diskutojë me kryebashkiakun e Lushnjës me qëllim nxjerrjen e skuadrës nga kjo situatë e rëndë.

“Ishim shumë mirë në fazën mbrojtëse, madje në disa episode të veçanta edhe mund të kishim kaluar në avantazh. Gjithsesi, pas golit që pësuam, skuadra nuk ekzistonte më në fushë. Kemi prodhuar vërtetë lojë të mirë në takimet e fundit, por mungesa e rezultatit ka erdhur si pasaj i gjendjes psikologjike.Ekipi është në gjendje të rëndë psikologjike. Personalisht do bisedoj me kryetarin e bashkisë, për mënyrën si skuadra mund të dalë nga kjo situatë. Përgjegjësia kryesore është e imja. Kemi një kontigjent jo të plotë lojtarësh, pasi jemi kushtëzuar edhe nga dëmtimet”, deklaroi trajneri Dedja ndër të tjera.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll