Futboll

Hyshmeri, largimi i radhës nga bardheblutë

Listës së gjatë të futbollistëve të larguar nga Tirana në këtë përfundim sezoni i shtohet edhe Renato Hyshmeri. Futbollisti 26-vjeçar mësohet se është konsideruar jashtë planeve të bardhebluve për sezonin e ri. Për shkak të aktivizimit të rrallë dhe performancës jo bindëse, lënia e Hyshmerit jashtë planeve të 24 herë kampionëve nuk surprizon.

Renato Hyshmeri u bë pjesë e Tiranës sezonin e kaluar pasi trajneri Magani kishte marrë drejtimin e skuadrës

Renato Hyshmeri u bë pjesë e Tiranës sezonin e kaluar, pasi trajneri Magani kishte marrë drejtimin e skuadrës

I mbërritur te Tirana pikërisht në kohën kur drejtonte ish-trajneri Gugash Magani, janë të konsiderueshme gjasat që Hyshmeri të ndjekë Maganin tashmë te Teuta. Pas largimit zyrtar të Bakajt, Ndikumanës e Kalarit, Hyshmeri  është futbollisti i katërt nga kontigjenti bardheblu i sezonit të kaluar që nuk do të jetë pjesë e projektit të ardhshëm, ndërkohë që në tentativë për t’u larguar janë Ristevski e Bushiç.

Mendoni se Hyshmeri do t’i bashkohet tashmë Maganit te Teuta?

Më shumë nga Futboll