Çiklizëm

I akuzuar për doping, Turi i Francës përjashton nga turneu kampionin në fuqi

Organizatorët e Turit të Francës (nis më 7 korrik) kanë vendosur të mos lejojnë të garojë në edicionin 2018 (edicioni i 105) kampionin në fuqi të këtij turneu, britanikun e skuadrës SKY, Christofer Froome. Shkak është hetimi ende i hapur në lidhje me skandalin doping që e përfshiu britanikun pas Vueltës së Spanjës së vitit të kaluar (e fitoi edhe këtë turne). Skuadra britanike SKY u shpreh se ka mbetur e befasuar nga ky vendim, duke e apeluar atë dhe të martën pritet që të merret vendimi përfundimtar.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja franceze “Le Monde”, sipas së cilës organizatorët e Turit të Francës nuk duan që në start të jetë Chris Froome, që vazhdon të jetë nën hetim dhe i akuzuar për përdorim dopingu (iu gjet në gjak një sasi më e lartë clebunteroli pas Vueltës 2017). Turi nuk dëshiron që të përsëritet i njëjti skenar si me spanjollin Alberto Contador disa vite më parë, ku mori pjesë dhe më pas fitoi këtë turne edhe pse ishte nën hetim dhe në fund iu hoq titulli.

Më shumë nga Çiklizëm